Tag Archives: pervjetori yne
Erë që fryn ëmbël
Erë që fryn ëmbël mbi tokën e nxehur
Ikona kujtimesh rreshtohen ne rradhë.
Ti, pret në një qosh e heshtur
Unë të shoh nga larg e s’mund të të marr!
Ikona më e bukur e kujtimit më të bukur,
je ti, por unë nuk të flas dot.
Dashuri e spostuar në një qosh’ kujtimesh
E megjithatë nuk i largohesh dashurisë!
Dhemb dashuria
Dhëmb, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrirë
Dhëmb, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmb, të heshtësh në pritjen e pafund
Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar!
