Tag Archives: nene
Kurbeti
Mitrua, kur u martua
ndënji një muaj me grua!
Erdhi dita për të ndarë
dhe u ndanë duke qarë!
Gruaja qënkej me barrë
dhe kur polli, bëri djalë.
Po Mitrua ku ish vallë?
Motëmot që qe larguar,
një kartë s’i kish dërguar!
Ku t’i shkruaj mëm’ e mjerë
për djalënë që kish lerë?
Tri vjet, katër, dhjetë shkuan!
Mitrua harroi gruan!
E varfëra se ç’pësoi,
të ritë vetëm e shkoi.
Ç’e deshi të tillë burrë,
që s’e pati pranë kurrë!
Gjith’ bota ven’ e vinë,
Mitrua harroi shtëpinë,
nuk e di që ka dhe djalë!
Rron a ka vdekur vallë?
Këto thosh grua e mjerë,
po burrit i mbajti nderë.
E zeza grua se ç’hoqi!
Humbi shpresën tek i shoqi:
kur pa ngrën’ e kur pa pirë,
punoi e rriti të birë.
Emigrant
End’rra shumë, qě mbetën ënd’rra,
Për një jetë më të ”veçant”,
Mes dëshirash koha ikën,
Jeta jote…, emigrant!
Mërgimtar, ti dhe pas dheu
Zemrën prapa lë gjithmon.
E nuk di, kush është atdheu,
Aty ku lind, a ku jeton!
