Tag Archives: loti rrjedh
Pikë e fundit
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!
Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!
Malli
Mall, dhimbje dhe lot
Ishin ditë dhe netë të bukura kur pranë teje isha,
Në mendjen time u thurrën ëndrra që kurrë nuk i prisja,
Çdo natë kur sytë i mbyllja, emrin tënd thërrisja.
Thërrisja dhe thoje të dua
Dhe përjetë do të dua,
Nga zemra ime kurrë,
Nuk do të shuaj.
