Tag Archives: lot
Burrat qajnë më vete
Ndoshta qaj për ty, mbështetur në ndonjë mur
Ndoshta pi aq shumë, sa këmbët s’do më mbajnë,
Lotët e mi e dashur, s’do t’i shohësh kurrë
Të rrosh m’ atë mendimin ‘’burrat jo nuk qajnë’’.
Ndoshta dhe përballemi diku në këtë botë
Mos prit që të gëzohem që erdhe e më gjete,
Dhe prap lotët e mi ti s’do t’i shohësh dot
se burrat qajnë më vete!
Do të them që jam i lumtur, i qeshur në çdo çast
Do t’flas për jetën time ashtu në maja-maja,
E mijëra herë të tjera të gjendeshin si ky rast
Me zor do të buzëqeshja e lotët do i mbaja!
Poezi nga: Bledi Ylli
Epos lulesh
Aq shumë di e s’kam ç’të them
Për ty e shkroi gjithçka natyra,
Gjithë trupi yt është një poemë
Pikturë e çmuar është fytyra.
Eh, ato flokë që rrjedhin supesh
Si në Vezuv llava një kohe.
Më shpuri Zoti në epos lulesh
Edhe më tha: Tani shijoje!
Mall
Kam shumë mall, si di përmasat,
Malli, po më copëton zemrën,
për ty atdhe, kjo larësi,
Copë e çik po ma bën ëndrrën.
Kam shumë mall, mall shqiptari,
Për ty nëna Shqipëri,
Mall të tillë ndjen veç at’herë,
Kur çdo çast mendoj për ty.
