Mall
Kam shumë mall, si di përmasat,
Malli, po më copëton zemrën,
për ty atdhe, kjo larësi,
Copë e çik po ma bën ëndrrën.
Kam shumë mall, mall shqiptari,
Për ty nëna Shqipëri,
Mall të tillë ndjen veç at’herë,
Kur çdo çast mendoj për ty.
Jo, se heq mallin e mallit,
S”ka dëfrim të ma largoj,
Një pasqyrë trë zemrërs time,
Me lot malli ta dërgoi.
S”ka si malli për vëndlindjen,
S”ka si malli për atdhe,
Ky mall nuk njeh perëndime,
Por veç ditën kur ka!
Poezi nga: Sabi Cameria Elmazaj
