Tag Archives: kuq e zi
Zgalemi
Era frym si e terbuar
dhe ngre valet si nje mal
fluturo, zgalem reimoshi
vrulli i eres ty nuk te ndal.
Ulerin tufan i eger
per mbi det pa ane e fund
fluturo, zgalem trimoshi
klithme e eres ty s’te tund.
Qaje, qaje rrugen vet
kur vjen vala me rrembim fitimtar
me nder ne jet del
vec ai qe ka guxim.
M’fal Shqipëri
M’fal Shqipëri së s’jam shqiptar,
si keto që thonë të duam shumë,
por për pare e për ar,.
të kanë hedhur drejt e n’Lumë
N’parlament hyjnë plot gallatë,
sot është koha e internetit,
fyjnë nga nëna e nga gratë,
po iu prish pika e lezetit.
N’telefon pa meraz,
nis mesazhe plot ngrohtësi,
shumë je lodhe o politikan matrapaz,
ndaj do dhe femra për pak freski.
SHQIPONJË
Syshqiponjë zeshkane
Gllabëruar na ke me krahët
Fuqishëm dhe jashtëzakonshëm
Ndiejmë sigurinë nën kthetrat e tua.
Dukemi si gjahtar të thyeshëm
Gotat e vendosura në valë
Tentojmë të shohim me sytë e tu
Shpatet dhe bjeshkët Ilire.
Miti është epik
Rapsodët shkruajnë këndojnë
Zërat burrëror dhe serenatat
Në pafundësinë e bukurisë Alba
Kushtohen mbretëreshës shqiponjë.
