M’fal Shqipëri
M’fal Shqipëri së s’jam shqiptar,
si keto që thonë të duam shumë,
por për pare e për ar,.
të kanë hedhur drejt e n’Lumë
N’parlament hyjnë plot gallatë,
sot është koha e internetit,
fyjnë nga nëna e nga gratë,
po iu prish pika e lezetit.
N’telefon pa meraz,
nis mesazhe plot ngrohtësi,
shumë je lodhe o politikan matrapaz,
ndaj do dhe femra për pak freski.
Kur vjen puna tek pazari,
pa medyshje shet dhe nënën,
gruan e con harrem te “sulltani”
veç për parë ju bën gjëmën.
Mbushët xhepi dhe kuleta
plot për plot
të vdiq nderi, të vdiq besa
hije lëshon kot.
M’fal Shqipëri së s’jam shqiptar,
që s’ka bese dhe nuk ka nder,
s’do të të lëm të hedhin n’varr,
ty Shqipëri jo asnjëhere!