Tag Archives: hije
Zëri i dëshirës
Një i ”rritur”i moshuar, me ca vite përmbi shpinë
I lëkundur ne djep malli mes ninullash nostalgjike.
Një dëshirë m’erdhi spontane të takoja fëmijërinë
E më shpuri të jetoja, ato vite fantastike.
Eh sa shumë që kemi ecur, pa vetëdije të nxituar,
Sa të ëmbël ato vite ajo ”koha” shumë më parë.
Jemi ndarë me njerëz gjaku edhe miq kemi harruar,
Dhe nga motra e nga vëllai pa kuptuar jemi ndarë!
Hije
E gjithë bukuria është xixëllimë
E strukur në ëndrrën tënde
Si ulërimë e mbytur pikëllimi
Kjo natë do zbardh kur t’i teket
Dielli do zgjohet me përtesë
Hëna mbetet dashurinë ta dëshmojë.
D.K
