Tag Archives: do te dua gjithmone
Mbretëria ime
Nëse ti do t’ishe ujë
Unë do t’bëhesha, shkretëtirë,
E do t’prisja që të vije
Me shumë etje e dëshirë.
Nëse ti do t’ishe qiell
Unë do t’bëhesha, një yll,
E tek ty i strukur thellë
Sytë, të hap edhe të mbyll.
