Mbretëria ime
Nëse ti do t’ishe ujë
Unë do t’bëhesha, shkretëtirë,
E do t’prisja që të vije
Me shumë etje e dëshirë.
Nëse ti do t’ishe qiell
Unë do t’bëhesha, një yll,
E tek ty i strukur thellë
Sytë, të hap edhe të mbyll.
N’ato orë, kur je me mua
Dhe pse je veç një kujtim.
Pafundësisht më shumë të dua
Rrënjët ke në shpirtin tim.
Ti një ndjenjë që vjen e etur
Brenda meje e ndez zjarr,
Dhe pse hyn e del pa pyetur
Unë të dua si i marrë.
Je pikturë në zemrën time
Që askush nuk të shikon,
Ti je muza ”klandestine”
Që me gjakun, qarkullon.
Je një plagë mbushur kujtime
E që kurrë s’munda t’a zhduk,
Mbretëron në jetën time
Të shërbej, si një evnuk.
Poezi nga: Bledi Ylli
