Tag Archives: dashuria ime per ty
Epos lulesh
Aq shumë di e s’kam ç’të them
Për ty e shkroi gjithçka natyra,
Gjithë trupi yt është një poemë
Pikturë e çmuar është fytyra.
Eh, ato flokë që rrjedhin supesh
Si në Vezuv llava një kohe.
Më shpuri Zoti në epos lulesh
Edhe më tha: Tani shijoje!
Dikur
Mbrëmje heshtur, hënë e plotë,
End’ i humbur në hap’sirë,
Të kërkoj e s’të gjej dot,
Je një yll i fshehur mirë!
Dikush, dikur, diku më tha,
Pa ty se dua unë jetën time,
Kjo jetë dihet një fund e ka,
E gjer në fund ka dhe premtime!
