KU NA MBETE MOJ MEDVEGJE
Ku na mbete moj Medvegjë
Në Ballkan në sytë e botës,
Të përzunë nga e jotja votër,
Shumë nga dhuna e dikush nga frika,
E lanë vatanin në duar të liga.
Dikur ishe shumë e madhe,
Zëri të ndihej përmbi male,
Në çdo shtëpi përkunde djepa,
Pate burra, të zotët qe besa.
Trimërinë e Zenel Hajdinit,
E përtriu lufta e Hashimit,
Fshat i vogël është Kapiti,
Prej nga ishte Florim Rushiti.
Këtu u kënduan këngët e Qamilit,
Shqipja e bukur e Akademik Idrizit,
Mësues i popullit Bafti Kqrasniqi,
Valle e popullit, mësues Ramizi.
Nëpër kohe rrënjët ti preki
Profesor Ismajl Muharremi
Ne bjeshke te Tupalles ta ruejti Plisin
Atdhetari Brahim Salihu.
Vesë mbi lule shkroi Dylberi,
Mbi të vërtetën Halim Hyseni,
Në çdo vend për ty e ngrit zëri,
Atdhetari Sadik Jashari.
Shume djem te qmuar ka dhen Medvegja
Nder ta ishte dhe Veli Deda
I pa lodhur pendën se ndali,
Profesori Rexhep Abazi.
Veprimtar shume te devotshem
humanist dhe intelektual
çdo kush per ty diçka ka dhene
Ka dhe shum ,shum te tjere
Kerkoj ndjes qe s’ poj permend.
Tupallë, shtator 2011.
Faleminderoj per korigjome prof.Abazin
Leave a Reply