DASHURISE
O perëndeshë e
gjithëpushtetshme
e universit mashkull-
femër!
Bëj ç’të duash me veten
time
jam instrumenti yt i
verbër.
Në jetë më solle kaq
shumë dhimbje
dhe shqetësime pa
mbarim
po s’jam ankuar kundër
teje
as me gojë e as me
shkrim.
Të jam nënshtruar e të
nënshtrohem
gjersa në botë të jem i
gjallë
ndën pushtetin tënd të
përbotshëm
më pëlqen të jem skllav.
Ma ktheve gjuhën në
përçartje
më bëre plak me shpirt
fëmijë
herë më hodhe qefinin
krahëve
herë më ngrite gjer në
yje.
Më hidh në zjarr, në det,
në ferr!
Më hidh në baltë, më
hidh në hon!
Veç të lutem mos më
lër…
në atë vend ku ti
mungon.
Leave a Reply