GJENIU I ANIJES
Veshtroni si shket siper valash
E tundet anija me nge? –
…Me krisme-e me prush prej sterkalash
Mi te shkrepetiu nje rrufe!…
Ti det, brohori fshehtesire!
Kuptim i potershem, ti det!
…Po heshtje: ndaj vales se nxire
Gjeniu i anijes po flet:
Prej zallit qe sot po largohem,
Fillova mergimin e ri;
Hepohem…anohem…humbohem…
Po sulmin s`e ndal kurrsesi.
Dh`aspak nuk me tremb zhurmeria,
Ndaj turret me hov e vertik
Mi balle-e mi korje te mia
Ndersimi-i tallazit armik.
Perpara kur shoh gjeratore,
Dh`ato me gremisin ne fund-
Mi kulmin e vales malore
Un` heq te shpetoj sa me mund.
E morti fatkeq ne me ciku,
N`u desh tmerresisht te fundas-
Aspak nuk me thyen rreziku,
Po nis e permbysem me gas:
Se prapa le vazhden e ndritur-
Q`e hapa me shpirtin fatos:
Fistonin gazmor ku pat shkitur
Valim-i anijes q`u sos.
Valim-i anijes se lete
Qetohet,ndalohet,mbaron
Njeriu i anijes perjete
Hepohet…anohet…valon…
Komenti im i paraprin tre strofave te fundit qe jane shume domethenese dhe qe lidhen fort me jeten e Lasgushit.
…”E morti fatkeq ne me ciku,
N’u desh tmerressisht te fundas-
Aspak nuk me thyen rreziku,
Po nis e permbysem me gas”…
-Ketu autori tregon ne nje fare menyre fatin e keq te jetes se tij.Jeta nuk u trgua e cilter me te por mizore,e fundosi ne shume vuajtje dhe hidherime dhe tani qe vdekja po i afron e le trupin te lire sepse vdekjen fizike e ka nga natyra por pavdekesine e tij e bejne veprat e mira.Edhe pse ai po vdes eshte i qete sepse nuk do te harrohet nga askush
…”Se prapa le vazhden e ndritur-
Q’e hapa me shpirtin fatos:-
Fistonin gazmor ku pat shkitur
Valim-i anijes q’u sos”…
-Ne dy vargjet e para kumtohet rruga shpirterore,dy vargjet e dyta afrojne me boten materiale,vizuale.Lasgushi ben nje lidhje te ketyre dy boteve me ane te nje figuracioni paralel ku simbolet e lendes ndricojne ato te frymes dhe anasjelltas.
…”Valim i anijes se lete
Qetohet,ndaohet,mbaron:
Njeriu i anijes perjete
Hepohet…anohet…valon…”…
-Ne dy vargjet e para tregohet fati i anjes,e trupit prej balte kurse ne dy vargjet e dyta tregohet rruga e gjeniut, te shpirtit.Balta qetohet,ndalohet,mbaron; shpirti hepohet…anohet…valon… Tregohet qarte lidhja midis dy boteve asaj materiale,vizuale dhe shpirterore qe jane te ndryshme nga njera-tjetra ne disa aspekte, por qe kane nje fat te pebashket:fundin.
Bukur
ka mundesi qe ta gjej ne forme proze??