POETËT GËNJEJNË
Edhe ti nuk di të dëgjosh heshtjet e mia
ti ende më merr për dikë tjetër
hënë e ftohtë në një qiell të largët
s’e dëgjon zemrën time që qan
jo, ti nuk mund të dëgjosh
askush nuk mundet, poetët gënjejnë
flasin për dashurinë
duke mos ditur se ç’është ajo
rimojnë dhe vdesin duke ndjekur
Ofelinë e cila nuk është
dhe kështu i flasin hënës
por hëna është një gur
e cila nuk do t’u përgjigjet.

Leave a Reply