Category Archives: Poezi Islame
Ezani
Ezani, ezani
Thirrja më e mirë për tek Rrahmani,
Thirrja e gëzimit dhe qetësisë,
Thirrja e shpëtimit dhe bukurisë.
Me të gëzohet njerëzia
Gëzohet, xhamia, rruga dhe shtëpia,
Është thirrja e monoteizmit dhe madhërimit
Thirrja e Xhenetit dhe flijimit.
Kush i përgjigjet thirrjes së ezanit
Aq hapa i largohet shejtanit,
Xhenetit patjetër do i afrohet
Sigurt prej Xhehenemit ai largohet.
Mos ta përbuzim këtë mirësi
Një ditë do më bëjë dobi, si mua dhe ty,
Përgjigje së tij kurë s’do i bëhesh pishman
Të betohem në emër të Atij, që quhet Rrahman.
Kush e fal Sabahun
Kush e fal Sabahaun
O Zot Ty bekoje
Me deshmorë e Pejgamber
Në xhenet dërgoje.
Ai qe nuk fal namazin
Bejme lutje për të ,
Zoti ta udhezojë
Ne kete gjendje nga dunjaja mos ta largojë.
Mësoni edhë femijet
Ta falin namazin
mosha shtatë vjeçare është fillim i mbarë
Këtë mësim me zell ka me e marrë.
Kurani fjala Allahut
Kurani është fjalë e Allahut
Fjala më e bukur e zbritur në tokë
Tek Muhamedi pejgamber i Zotit
Me pasim të tij dallojnë njerëzit nga njëri tjetri.
Leximi i tij shperblehet shumë
Per një shkronje së paku dhjetë sevape
Shperblimi vjen pa hesape.
Lexuesit e Kuranit janë të dalluar
Tek Allahu me pozitë të vecuar
Në Xhenet gradat e tyre me nder
Do i gezojne pa pushim përherë.
O lexues i Kuranit
Ti kur lexon je duke i fol Rrahmanit
Zoti me ty kenaqet dhe të shikon
Kurë nga Meshira Tij nuk të largon.
