Category Archives: Poezi Dashurie
Dorë për dorë në rrugë të jetës
Hajde moj e mirë,
Hajde moj e shtrenjtë,
Hajde o yll mali,
Me shpirtin e argjëndë.
Hajde grua e jetës,
Hajde trëndafil,
Hajde moj sorkadhe,
Me shpirtin e mirë.
Ylber ndjenjash
Me ty dashuri,
gjithçka përjettova,
Me ty dashuri,
kohën më të lumtur jetova.
Shumë ngjyrëshe kjo dashuri,
si një ylber në qiell të kaltër,
pa asnjë re, pa asgjë gri,
si diell në qiell të pastër.
Pa të
Nuk e di o Zot
pse kaq shumë e dua?
Pse është kaq i veçantë
ai njeri për mua?
Pa të s’mund të jetoj,
Pa të jetën se mendoj,
Pa të botën se imagjinoj,
Pa të veten e harroj.
Shumë e dua,
Pa të s’mund të jetoj,
është shpirti im,
jetën më plotesoj.
Nuancë kristali në qiell të ri.
Dhe zemrën time do t’ja dhuroja ,
dikujtë që mund të ketë nevojë,
me dhimbsuri do ta rrethoja,
me përkujdesje do ta mbulojë.
Se kaq e lumtur është lumturia,
nje oqean krejt pambarim,
kur bën në jetë vetëm të mira,
nuancë kristal në qiell të ri.
Nga: Valentina
Kur të jesh pa mua
Në pragun e derës më nuk do shkel
As flokët e thinjura nuk do i shohësh
Shtrati bosh pa trupin tim do të ngel
E ti pak e nga pak do të mësohesh!
Unë kam ikur, pluhur jamë bërë
Por në ëndërra do trokas çdo natë
Kur ti të dremisësh , gjumi do të zërë
Unë do të rëmis për të thënë: Fli rehat!
Ne kete nate me shi
Ne kete nate me shi
Brengat nuk pushojne
Zemra e merzitur
Lotet me pikojne.
Nga thellesia e shpirtit
Kendohet nje elegji,
Nje ze i pikelluar
Tretet neper stuhi.
