Category Archives: Poema Shqip
Krenar qe jemi Shqiptar
Ca ka toka qe po tundet
Ca ka Serbi qe po shkundet
O bobo thot ca na gjeti.
Erdhen shqipet si termeti
Me flamurin Kuq e Zi
Luajne shqipet ne Serbi
Edhe hijen Serbi na ka frik
Thon Shqiptaret na presin n’fyt
Kur ne fush shqipet te zbresin
Pik gjaku serbit mos ti mbesin
Dhe atje ne Serbi
Do valoj flamuri Kuq e Zi
Djemt e Shqipes si Shqiponja
Do na i gezojn zemrat tona.
#ShqipriEtnike
Kerkim gjurmesh
Me kujdes,
nën fuqinë e arsyes,
vështrojmë syhapur,
nëpër shenja fërkemash,
shohim lashtësinë,
dhembja dhe krenaria,
gërshetohen në gjurmë
mbresash e kujtimesh
e vërteta me rrënjët e së kaluarës,
rrezon mbi themelet e së ardhmes,
gurët e harlisur,
ndër shekuj peshohen me menҫuri kohe,
zënë vend -marrin uratën,
si amanet ndër shekuj.
Mësuesja Ime
Mësuesen e dashur,
Unë shumë e dua,
Pas prindërve të mi,
Më e shtrejnta për mua.
Për gjëra të bukura,
Gjithmonë na mëson,
Kur i kryejmë detyrat,
Na përkëdhel dhe ledhaton.
Mësuesen time,
Kurrë s’do ta harroj,
Ndër vjersha dhe tregime,
Unë do ta kujtoj.
Poeme nga Ali Asllani – Hanko Halla
“HANKO HALLA”
Pjesa e parë
I
Halla ka marr’ mashën, urat po i shkrep
edhe merr e jep,
trungu i ullirit digjet me gazep,
digjet mala-mala, sidomos bujashka;
në dimër, moj motër, zjarri shum’ u dashka!
Dhe, i lumtë goja kush e tha më par’
xhan e shpirt, o burrë, xhan e shpirt, o zjarr!
Buk’ të that’ në sofër, buk’ dhe asgjë tjatër,
po agai sa malet edhe zjarr në vatër!
