FLAMUR QE S’PERKULET
J. Gëvallës
dhe K. Zekës
Kam ca vëllezër
që më ranë rrugës
për ty Kosovë,
Varret në zemër na i lanë
dhe ca fjalë të fundme-
ca themele që s’tunden!
Në një pishë ëndërrat i shkrinë
E na i lanë peng të perjetshëm
drejt diellit të ecim,
Ndaj
po qe se do të më djegë
nesër flaka e shpirtit
merrni nga kënga
amanetet e tyre-
atë flamur që s’përkulet!
Leave a Reply