Mëkatar pa kryer mëkat
Me qeshjen mos luaj, të lutem!
Se mëkatar më bën pa kryer mëkat,
Tundimi yt pabindësisht zjarrin më vë,
E si për dreq, në bukuri ti dhimbje e tradhëti mbart.
Me ata sy brishtësie epshin mos ma harbo,
Se më bën mëkatar pa kryer mëkat,
Botën e shpirtit plot jetë ma fundos,
Për atë çast, të ëmblin e të mallkuarin çast.
Me përshpëritje fjalësh mos guxo,
Se më bën mëkatar pa kryer mëkat,
Zërat e errët lakmitar brenda meje i zgjon,
E me veten si i çmendur flas, ditë e natë.
Në pabesi të më shtjerrësh erdhe më preke, por mos!
Se më bën mëkatar pa kryer mëkat,
Qenies time sot drithërimën i kall marrëzisht,
Nesër, shpirtësin në purgator ma “burgos” për shumë gjatë.
Poezi nga: Orest Çipa
