Në ato vite gjithë siklet
Ato vite gjithë siklet,
Dridhesh mishi nën xhubletë,
Këmba zbathur mbi dëborë,
Mishi kuqonte si mollë.
Gjaku ziente gurgullonte,
Zemra nga brenda gulçonte,
Rrobat rreck e te arnuara
Çizme llastiku te shpuara.
Buka e misërit vaj sheqer,
Hanim dhe ngroheshim ne diell,
Flinim gjumë ne mima druri,
Ne mindere me kashte prej gruri.
Prindi fliste veç nje here,
Fjala skthejesh bejshim erë,
Te gjith ne shkoll mbi dituri
Si ky brez nuk vjen me tani.
O ju lulet e pranveres,
Jasemina mbi saksi,
Dhe ti lulja e limonit,
Dhe ti Nëna Shqipëri.
Mos harroni të kaluarën,
Mos harroni fis dhe farë,
Mos harro gjuhën antare
Qëndroni bashkë dhe të pa ndarë,
Poezi nga: Veron Hoxhaj
