Tag Archives: poezi nga veron hoxhaj
Bir i nënës jo me drogë
Në tavolinë u shtrova me djalin për të ngrënë,
E putha e ledhatova dhe thitha aromë,
Aromë e ndyrë jo aromë fëmije,
nuk fola me gojë po dridhesha si gur tespie.
Hodha sytë e pash sytë e tij kuqonin,
Të dredhura në trup, lotët më pikonin,
E pyeta pse biri Nënës syri të kuqon?
Pjalmi i pemëve Nën më bën reaksion.
Në ato vite gjithë siklet
Ato vite gjithë siklet,
Dridhesh mishi nën xhubletë,
Këmba zbathur mbi dëborë,
Mishi kuqonte si mollë.
Gjaku ziente gurgullonte,
Zemra nga brenda gulçonte,
Rrobat rreck e te arnuara
Çizme llastiku te shpuara.
Buka e misërit vaj sheqer,
Hanim dhe ngroheshim ne diell,
Flinim gjumë ne mima druri,
Ne mindere me kashte prej gruri.
