Dikur
Mbrëmje heshtur, hënë e plotë,
End’ i humbur në hap’sirë,
Të kërkoj e s’të gjej dot,
Je një yll i fshehur mirë!
Dikush, dikur, diku më tha,
Pa ty se dua unë jetën time,
Kjo jetë dihet një fund e ka,
E gjer në fund ka dhe premtime!
Fjalët janë bosh e i merr era,
E bashk’ me to dhe ty të morri,
Një zemër rri të pret tek dera,
Tek ajo derë që ty të nxorri!
Hënë e plotë, mbrëmje e heshtur,
Fjalë, veç fjalë që s’kanë të rreshtur,
Shfletoj, kërkoj, nëpër mendime,
Gjersa merr gjumi, zemrën time!
