Shilaresi
Dhe furtuna nuk ndalet, zgjon nga gjumi malet,
Digjen ndjenjat tona në vullkanin që pritet të shpërtheje,
Me jepni ujë se po më gërryen etja,
Vajza të bukura gjithë shend e verë, në krejë.
Mitarja ime me shpirt prej floriri,
Zgjohen këngët në gadishullit e harresës,
Të urtët mbajnë frymë e dëgjojnë,
Teksa pëllumbi guguron nën çatinë e kujtesës.
Sërish do ketë ëndrra të pandreqshme?
Teksa shtohen në botë varfëritë dhe mizerja,
Qentë e uritur rrinë cepave të stepur,
Gati te kafshojnë dashurinë, ta shqyejnë përjetë.
Dhe duke lundruar oqeaneve të pafundme,
Mendimet gatuajmë me dritë e me ndjenja,
Shfaqet fuqia e dashurisë së natyrës,
Forcën me të cilën ringrihet jeta.
Një shilarës, në cepin e rrugës,
Me kujtoj fëmijërinë nëpër vite
Njeriu bën rrugë pa kthim,
Brenda një buli me kohë statike.
