Princesha ime
Sa shpejt ti vitet i le mënjanë!
Thua se koha kundër më shkon,
Tashmë m’u rrite, m’u bëre ZANË
Dhe mua mendja gjetkë më shkon…
Pak e nga pak,se ç’më hyn frika
Tek shoh të rritesh, tek shoh hedh shtat
Trembem, e di? Se do vijë dita
Që sytë e mi do mbeten thatë…
Ç’ndjenja të turbullta,që më pushtojnë
herë-herë e them:-nuk di se ç’dua?!
Habitem, vitet kaq shpejt kalojnë?!
Kur ti m’u rrite,m’u bëre GRUA!
S’ka gjë! Veç rritu ti bija ime,
fat e shendet ti të më kesh.
Ngado të shkosh,je drita ime
PRINCESHA ime gjithmonë do jesh!
Veç lumturohem,unë çdo ditë
dhjetë vjet kaluan,gjithë lumturi.
Dikush në m’pyet se ç’është jeta!
Ty tregoj unë,për mua je ti!!
Ç’të them më s’di, se kaq shumë dua!
GËZUAR DITËLINDJEN! Gjithmonë gëzuar!
Ma bën të bukur,ti jetën mua!
Në çdo hap që hedh, ti qofsh e bekuar!!!
