Fjalë e lirë
Fjalë e lirë është, si puhizë,
fllad i lehtë, që të përshkon,
Gojë më gojë, shëtit me vlerë
”Lum si ai që e kupton.
Fjalë e lirë, e dlirë, si fëmija
Kur buzëqesh, e kur gëzon,
Është e butë, si djalëria
Qe çdo zemër e gëzon.
Fjalë e lirë, pastër, si loti,
Kur mbi faqe, rrjedhë rrëkaj,
Nuk është thenë kurrë, për se koti,
Ar e mjaltë, është vlerë e sajë.
Fjalë e lirë, te banë për vehte
Pa dallim, në kombe e fe!
Na bashkon si një zgjue blete,
Vlerë të re, lëshon mbi dhe!
Po mjerë ai, që se le t’dalë
A e ndalë ngjoks, e mba me zori,
Një shoqëri, nuk ka të mbarë
Fjalën e lirë, mjerë kush i mori?
Poezi nga: Sahit Shala
