Serenate Korcare
Aty lart përmbi ballkonë,
borzilok er kundërmonë,
si meteore dërguar
fustan roz i reflektuar.
Si ngjal deti të tregon,
buza mjalt po më kullon,
ulu posht moj e uruar
serenate te kam kënduar.
Moj e bukura korcare,
moj sy zez moj lozonjare
me ato nazet e tua,
me shkrumbite zemrën mua.
Edhe hëna legjendare
rri e pret si namusqare,
të mbush mendjen sa të dua
të më mbëlsosh buzën mua.
Moj korçare shtat selvi
drithma pak syrin e zi,
nikoqire me tradit
bukuroshe rreze dritë.