Rinor
Dhoma nënçati galeri më përqafon
Kamini i vjetër gotik më shikjon
Kujton kohërat e arta të vjetëra
Rinin kaluar në këtë vend serenade.
Gjynjëzohem para pianos
Mbretëreshës së muzikës kohë
Gishtat e holla të edukuara
Lozin mbI këtë hyjneshë…
Tingujt përhapen jashtë në shëtitore
Kaplojnë bregdetin Adriatik
Ndalen si të dehur
Magjepsur nga notat e kristaltë.
Lartë nga dritarja e hapur
Valët përhapen në këtë parajsë
Lehtë kthjellët flakërojnë
Ditë përrallore kremte për vesh
Elektrizon ndjesia e kënaqësisë
Këndshëm hijshëm mbërthejnë
Kalimtarët e rastit pranveror…
Gërshetuar me aromën mimozë.
Rininë e plotë të përsosur
Mbylli sytë i skllavëruar
Imagjinoj perfektësinë e natyrës
Mbështjellur me tinguj pranverë natyrë rinor…
Shpresa Jetoni buzëqeshinë me dashuri
Veshur me bukuri të kalitur
Gjendja shpirtërore si hija e smaragdit
Ofron në vazhdimësi kënaqësi…
