Tag Archives: vdekja e nenes
Plagë e pa mëkuar
Stinë e vështirë është vjeshta,
Më mori dashurinë, dritën,
Më ç’ekuilibroi jetën!
Akoma s’i jap dot arsye mendjes,
Se ju nuk jeni më në mesin tonë!
Ju që merituat t’ju thërrisja
Me gjithë fuqinë e fjalëve,
E t’ju dalloja si njerëzit më të shenjtë
“nënë” dhe “baba!”
Nënës sime
Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar,
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar,
Ti mbylle sytë këtë natë.
