Tag Archives: ti
Dikush
Të pamundura në jet nuk ka,
As të mundur gjithçka s’gjen,
Dikush nuk vlerëson, atë që ka,
Dikush sa gjysma, thot… “të kem”.
Nuk iu gjet karari dhimbjes,
Plag të thella, që gjak s’pikojn.
Dikush ngushëllon mendimet,
Dikush tjetër, gjak loton!
Mendja ime
Mbrenda kafkës time jeton porsi në çeli,
Ndihesh e nervozuar, je mbushur plot mëri,
Ke të drejtë të stresohesh e të tensionohesh,
Vetëm se e dashur, mos më ndjej mërzi.
Pa çka mendimi yt i bukur dhe i tjerrur mirë
Hudhet në kosh pa vlerë ngase ata ndryshe mendojnë,
Bëje ishullin e ëndrrave brenda kokës time,
Mbase kot lodhesh kur nuk të kuptojnë.
Me fjalë të tjera si të të sqarohem në varg,
Mendjet janë si sytë e bota ka sy të bukur,
Miliona njerëz ecin, në fushën me lule,
Vetëm ca sy shohin mbi petal një flutur.
Poezi nga: N.i.S
Perralle
Perpiqem te te flas por ti nuk me degjon,
kam shume per te te thene, mundesine dot nuk e gjej,
te theras moj zemer, por larg me qendron,
nuk e di pakez shprese, ku mundem te rembej?
Eshte per tu habitur, per ty si ndiej une mall,
kur mund te gjej arsye, qe te te urrej,
ndoshta ngaqe per mua ti zemer je si peralle,
dhe thuam perallat kush nuk i pelqen?
