Tag Archives: tek ty
Sensi i lumturise
Sensin e lumturisë
e gjej vetëm tek Ti
Je buzëqeshja ime
ç’do natë e ç’do ditë…
Merr sytë e mi dhe shiko,
merr shpirtin tim dhe jeto!
Atëhere do të kuptosh se
Lumturia ime mbanë emrin tënd…
Tek ty
Humbas, harrohem në krahërorin tënd
Kur e gjitha, e tëra prehem në ty,
Kuturu dhe fjalët, të them diçka nuk mbaj mend,
Veç në heshtje, të heshtur flasim me sy!
E lash pas dore unë botën të tërë,
Se bota për mua je vetëm ti!
Kështu siç je, i tërë dhe i bërë,
Të dua veç për vete, e imja dashuri!
