Tag Archives: shqiponje
SHQIPONJË
Syshqiponjë zeshkane
Gllabëruar na ke me krahët
Fuqishëm dhe jashtëzakonshëm
Ndiejmë sigurinë nën kthetrat e tua.
Dukemi si gjahtar të thyeshëm
Gotat e vendosura në valë
Tentojmë të shohim me sytë e tu
Shpatet dhe bjeshkët Ilire.
Miti është epik
Rapsodët shkruajnë këndojnë
Zërat burrëror dhe serenatat
Në pafundësinë e bukurisë Alba
Kushtohen mbretëreshës shqiponjë.
