Tag Archives: shqip
Nënës sime
Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar.
Ti mbylle sytë këtë natë.
Por ndjej se, duke e lexuar,
Më zbutet dhimbje e kësaj zije.
Mirësia jote e patreguar
Më lidh me ty me mija fije.
Edhe çdo natë e njëjta ëndërr
Në ëndërr ti më rri kaq larg
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, vallë s’di
Tek unë si të vish?
E njëjta ëndërr net për net!
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, përse nuk do
Këtu, tek unë, të vish?
Ditet tona
Shpirti im sa fort te dua
Sikur lulen ne pranvere
A te kujtohen ditet tona
Kur se bashku ishim perhere.
Fjale e bese mi ke dhene
Mori lule trendafili
Kur kendoje ne ato male
Me ate ze porsi bilbili.
Tash sa koh qe mje larguar
Te mbaj ne zemer pergjithmon
Tani mbeta i vetmuar
Malli yt po me pervlon.
