Tag Archives: shiu
Ti dhe shiu
Shiu që binte e vetmja zhurmë
Frymëmarrje e nxehtë, mbi xham ndalonte.
Unë dhe shpirti…Kujtime turmë
E mendja nis’ të fluturonte.
Aty-këtu, të tuat gjurmë…
Çuditërisht shiu, më frymëzonte!
Çuditërisht shiu të sillte rrjedhshëm
Mbi xham rrëshkiste, kujtimi yt.
Edhe mahnitës dhe i tmerrshëm
Një dorë në zemër e një në fyt.
I mbylla sytë, plotësisht ndërgjegjshëm
Për të t’mos humbur i mbylla sytë.
Nuk ndodh gjithmone te bie shi
Nuk ndodh te bie gjithnje shi,
Nuk e shohim te njejten enderr,
Tani malli me pyet per ty,
Perse jemi bere kaq te ftohte, te heshtur?
Nuk ndodh te bie gjithnje shi,
Te njejtin qiell nuk e shohim,
Vec malli eshte i njejte per ty,
Por dhimbjet jo nuk ia njohim.
Nuk ndodh te bie gjithnje shi,
Ne qelqe s’eshte e njejta mjergull,
Ne ndjenjat tona ndodhi nje eklips.
Por nje imazh aty qendron pezull!
