Tag Archives: shiu im
Bie shi
Po bie shi.,
Shi, i urdhëruar nga Ty
E unë…
Lagem në fytyrë,
Në buzë…
Në sy…
Jo, jo mos t’iu vi keq,
Mos më mbroni me duar,
Mos huazoni për mua çadër,
Mos më mbani me hatër…
Ah sikur… si unë
Të ndjeheshe dhe ti,
I lagur qull,
Gjer’ në palcë
Pika- pika … shi.
Për ndryshe,
Shiu yt, s’është shi,
Është thjeshtë ujë,
Ujë që lag’ një statujë
Shiu im
Këto rrugë mbetën të shkreta,
S’ka më shikime,sy më sy!
Në këtë muaj vetmin e gjeta
Duke u endur nëpër shi.
Jo,nuk je më aty,si atëherë
Duke pritur poetin tënd.
E cmendur më duket kjo verë
Me melodi shiu në cdo kënd.
Nëse ndonjë moment e ke harruar
Takimin tonë,puthjen tonë,shiun tonë,
Jam i sigurtë,sot ke për t’i kujtuar
Kur t’i heqësh burrit këmishën e njomë.
Atëherë shiun do ta përfytyrosh
Duke rënë lehtë mbi flokët e mi,
Aq shumë atë do e xhelozosh,
Sa do i luteshe zotit të ishe shi
