Tag Archives: prane te kam
Jam përherë pranë teje
Ti je krejt ndryshe nga të tjerat
si nata me ditën, ndryshe më je,
me sy rreth vetes i rrotullon erërat,
me shikimet e qeta, ciklone ngre!
Prej ciklonesh rrëmbehem si letër,
rreth teje rrotullohem prej shikimit therës,
me ëndrra prej ere shtroj shtretër,
zgjohem në luftë me mullinjtë e erës!
Netëve n’ëndrra jam me ty përherë,
dhe ditën në vegime jam prap me ty,
kthehem në ajër, kthehem në erë,
të prek ato buzë, të puth ata sy!
Poezi nga: Skender Laze Trebeshina