Tag Archives: poezia
Pikë e fundit
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!
Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!
Fund në mallëngjim
Kur nisa dita aq e heshtur
Nëpër natë mos prit për zhurmë
Veç mendime vijnë të ngjeshur
E në një të ç’rregullt, turmë!
Kur nis dita pa të patur
Nëpër natë nuk kapesh ti
Dashuri, pas ëndrrash kapur
E pas heshtjes, dashuri!
Bota e brendshme
Sytë flasin më shumë se fjala
e brenda tyre kish pikëllim,
Me anë të syve tregonte shpirtin
atë shpirt plot ngashërim.
E shihte botën krejt ndryshe
diçka të zezë si shpirti pa jetë,
e rrathët e syve ashtu të nxirë
mbi të tregonin një të vërtetë.
