Tag Archives: poezi te perkthyera shqip
E ridashuruar
Ti me telefonon,
Pas kaq vitesh,
Interesohesh per mua,
Qesh si dikur,
Trishtimi, merzia,
Tani jane tretur,
Gjithcka e humbur,
Serish e rigjetur,
Gjithcka e harruar,
Serish e kujtuar,
Gjithe dashuria,
E ridashuruar.
Në mundsh
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.
