Tag Archives: poezi te ndryshme
Vetetin shpresa
Buzë detit mbeti, betimi e besimi
Syri limaneve tretur
Nata përskuqet yjesh
Agimi arratiset e s’kujtohet të vijë,
Shpresa ka puthur fundin e detit,
Ëndrra, ëndërron ëndrrën e saj
Qiellin pa re të mbarsura
Me pabesi
Flladi patjetër do vinte, Delë
Era shkundi petalin e ëndrrës
Shpresa vetëtin, vetëtin.
Vetëm erë harrese mos ndill,
Dallgë e tërbuar!
D. Kërluku
