Tag Archives: poezi te bukura shqiptare
Thesar ne pafundsi
Me e shtrenjte eshte shpirtmirsia,
Sa e cmuar dashuria!
Me e embel drejtesia,
Sa e paqme ndershmeria!
Pasuria me e madhe,
Eshte gezim ne pafundsi,
Shpirterorja si sorkadhe,
T’bejne te ngelesh gjithmone i ri.
Ata dy pleq
Një plak. Një plakë. Dhe një park.
Edhe një stol. Dhe bëhen katër!
Dhe një neon që ndizej, shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natën!
Po pas një viti mbetën tre.
Një plak. Një stol. Një park i gjelbër.
Dhe një neon që më nuk ndizej,
Që mbeti si një sy i verbër!
Në vjeshtë, ah, mbetën veç dy.
Një park. Një stol krejt i vetmuar.
Që pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq të dashuruar!
Nga: Skënder Rusi
Mjegulli I Dashurise
Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus, një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.
Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu,
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.
Kesaj Nate Me Hene Te Vjeshtes
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kish kurrsesi.
Dritero Agolli
