Tag Archives: poezi per kombin
O me komb, o me dreq
Ia kam dronë, un ma shum satanit,
si kalë Troje kur futet ndër njerëzi
. Gjenë fole, n’shpirtn e ndoj trullanit,
dhe n’vend t’shpates, pret me ment e tij…
Dhe nisë neve, trutë me na i helmue,
lomsh tui ba, ngjarjet n’histori…
Shtremnon fakte gjith për me i besue,
se heroj t’nderit, s’paska n’shqiptari…
Be e rrfe, ai ban se kurrfar tiranësh,
s’jan katilat, që boten kan laknue!
Për Hitlerin, e gjithfar Sulltanësh,
bij profetësh, m’e lanë i kish emnue…
Çka po zihet, din kush me m’kallxue?
Mos jam anderr, a m’lanë mendt e kresë?
Lehtë ka dreqi, hesapet me i qërue,
me nji popull, kaq të dhanë mas fesë?
