Tag Archives: poezi nga riza haziri
Kush ka të drejtë
Shumë thënie të gjyshit
Më janë ngulitur në kokë,
Nuk ikin nga mendja
Deri sa të jam n’këtë botë.
Kapur dorë për dore
Shëtisnim në natyrë,
Më tregonte ç’është e keqe,
Më tregonte ç’është e mirë.
Nuk e dija përse,
Mendja ime nuk kuptonte,
Përse herë herë shihte qiellin,
Nga njëherë në tokë shikonte.
