Tag Archives: poezi islame shqip
Agjërimi
Muaji i Bekuar njofton
Ummetin e gjërë musliman
Madhërishëm vjen me ngrohtësi
Shpirtin na begaton.
Është Ramadani prijës
Perandor i njëmbëdhjetë muajve
Vjen i ri me hare plotë
I hap dyert e bëmirësisë.
Ndal o njeri!
Endesh i hutuar
ne jeten e dunjase
ndersa mekatet e tua
jane shtuar pamase.
Vazhdon te mos i bindesh
Atij qe te krijoi
duke harruar miresite
qe Ai t’i dhuroi.
Ne mbreterine e Tij
jeton pa u frikesuar
ne mosbindje ndaj Tij
i thyen urdhrat pa menduar.
Allahu eshte Zoti yne!
Ai eshte Allahu
i Vetem e i pashok
Krijuesi i gjithesise
eshte i Vetmi Zot,
Ai i krijoi qiejt
Ai e krijoi token
malet, fushat, detet
Ai e krijoi boten.
E krijoi njerezimin
asgje s’i vjen rende Atij
dhe te gjithe krijesat
do te kthehen tek Ai.
Kurani fjala Allahut
Kurani është fjalë e Allahut
Fjala më e bukur e zbritur në tokë
Tek Muhamedi pejgamber i Zotit
Me pasim të tij dallojnë njerëzit nga njëri tjetri.
Leximi i tij shperblehet shumë
Per një shkronje së paku dhjetë sevape
Shperblimi vjen pa hesape.
Lexuesit e Kuranit janë të dalluar
Tek Allahu me pozitë të vecuar
Në Xhenet gradat e tyre me nder
Do i gezojne pa pushim përherë.
O lexues i Kuranit
Ti kur lexon je duke i fol Rrahmanit
Zoti me ty kenaqet dhe të shikon
Kurë nga Meshira Tij nuk të largon.
