Tag Archives: ne syte e tu
Më merr
Po pra vazhdo brenda vetes më merr
më zhduk nën lëkurë të më kesh aty,
e mos më ler të eci unë nëpër ter
ma mer edhe shpirtin të bashkohet me ty.
Më mer i dashur në krahët e tua
e në trupin tënd të shkrihem e të bëhem një,
mos më lër jashtë trupit, jo, s’dua,
më mer në atë ëndërr që të fle nuk më le.
Më mer se vetëm pranë teje mund të gjej qetësi
pranë teje e ndjej parajsën më shumë,
më struk aty ku gjej vetëm dashuri
më vidh, thyeji, shpartallo ligjet që zemrës ju vunë.
Poezi nga: Xhesi F. Adili
Në syte e tu
Ne syte e tu te bukur frymezohem per te shkruar,
buzet e tua te kuqe vdes per ti shijuar,
Dhe zjarri qe kam ne zemer spo me le te qete,
ai ndizet dhe nuk shuhet lehte.
Deshira per te qene afer teje
digjet si zjarr te une,
Me e madhe se deti i paane,
me e madhe se fjala TE DUA.
Tek syte e tu humbet zemra ime,
tek buzeqeshja jote lundron shpirti im,
Tek buzet e tua prehet shikimi im,
TE DUA me shum se shpirtin tim.
