Tag Archives: mos me kujto me
Zëre se s’u takuam
Zëre se s’ jemi takuar
thjesht tek ti erdha si drojë.,
Thuaje: ajo s’do të këtë ekzistuar,
ishte një sqimë, pa zë, e pa gojë.
Por unë, s’isha si gjithë të tjerat,
kur je tufan, e kërkon përplasjen,
Bëhesh shkaku, ku mbushen erërat,
qëllimi, mos ta dorëzosh zbrazjen.
Prandaj ti, mos u beso stuhirave,
ku mërdhijnë fjalët dhe bindjet,
I dashur, leri vënd veç të mirave,
e mos fol kurrë më për dhimbjet.
Poezi nga: Mimoza Berisha
