Tag Archives: mesazhe
Përse më shkrove sërish letër
Përse më shkrove sërish letër, kur koha jonë flinte në hi?
E di ç’më bëre? Më ke ndezur, për më të shuar përgjithnji.
E mbaj në duar, më djeg dorën, e hedh matanë, shpirtin më djeg,
në zjarrin që më ke dërguar, më thuaj ku ta gjej një shteg?
Përse s’më le në punën time, të flija lirshëm në harresë?
Ç’t’u desh t’i dilje kohës kundër, të fshije pluhur në kujtesë?
Nëse tek ti lashë disa borxhe, mos mi përmend, të lutem, kot,
më thuaj, pra, kush dashurisë iu dha dhe nuk i mbeti borxh?
Përse më shkrove sërish letër, kur koha jonë flinte në hi?
E di ç’më bëre? Më ke ndezur, për të më shuar përgjithnji.
Poezi nga: Iliaz Bombaj
Jeto për të dashuruar
Duke na lënë plotësisht në harresë si njerëz,
kjo a nuk është një lloj vuajtje për së gjalli?
Një zemër e lënduar, një plagë e pamëkuar,
vetëm një klithmë dhe pikon loti në sy,
kur plagën e hapur po e fsheh
thellë gjoksit të helmuar,
dhe mes lotëve buzën vë në gaz
se do të mbijetoj për të dashuruar!
Duhet t’u themi se dhe për ne ka jetë
gjer sa ende kemi frymë,
gjer sa ende shikojmë dritë,
gjer sa qielli duket i kaltër,
ateherë lind arsyeja më e fortë
kundër së cilës jemi të detyruar të luftojmë
me gjithë forcat e brendësisë!
