Tag Archives: marrezi
Bota nënujore
Heshtja frikësuese kërcënon
Qetësia vetëm ajo sundon
Jam i krisur apo diç më mundon
Që jam futur në këtë aeon.
Ç’marrëzi jam duke bërë
Janë këto krijesa apo ëndërr
Ç’është kjo botë errësirë
Është e vërtet apo tmerr.
