Tag Archives: koha iken
Zëri i dëshirës
Një i ”rritur” i moshuar, me ca vite përmbi shpinë…
I lëkundur ne djep malli mes ninullash nostalgjike
Një dëshirë m’ erdhi spontane të takoja fëmijërinë
E më shpuri të jetoja, ato vite fantastike…
Eh sa shumë që kemi ecur, pa vetëdije të nxituar
Sa të ëmbël ato vite, ajo ”koha” shumë më parë
Jemi ndarë me njerëz gjaku edhe miq kemi harruar…
Dhe nga motra e vëllai, pa kuptuar jemi ndarë!
Lere zemren te flase
Te mendoj nga larg plot mall
Sepse ti shume larg ke shkuar
Shpirt, a je lodhur valle?!
Per mua vall a ke menduar?!
Un jam lodhur shpirti im
Jam lodhur me k’te jete mizore
Qe me vrau lumturine
edhe endrrat feminore.
Te lutem mos me harro
Kur qielli te leshoje rrebesh
zgjati duart e tua te zhveshura ngadale.
Ne ndonje pike shiu do t’me gjesh
kur te rreshkas mbi trupin tend vale.
Ne ato te parat shkendi te drites.
Kur agojne embel ditet e tua.
Kur te te dhembe plaga e pritjes
Ajo dhimbje e jotja te me vrase mua.