Tag Archives: i vetem
Pikë e fundit
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!
Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!
Flakët e ëndrrës
Një shkëmb i moçëm, në luftë me detin,
Që zogjtë shtegëtarë shkelin më rrallë,
Se tremb furtuna e as tërmeti,
Jam unë ai, të pres me mall.
Një trung jetim, nën hënë e diell
I tharë në rrënjë, pa degë të njoma,
Që nuk e mposhtë as dimri i thellë
Jam unë ai, të pres akoma.
