Tag Archives: harresa
Ti, vetëm ti
Nuk mund të them si ndjehem mbrëmjeve pa ty
Ku dielli braktis bukur, atë të fundit ngjyrë,
Kur dhe neonët ndizen, si njerëz ngjajnë pa sy
Dhe pemët gjysëm-duken, si njerëz pa fytyrë!
Më pyet ka njerëz rruga? Ka si jo, gjithmonë
Rendin, i trembë nata dhe zënë folenë e tyre,
Unë që endem rrugëve, pres të bëhet vonë
Më pëlqejnë të gjitha, nuancat e kësaj ngjyre!
Kujtim i skalitur
Kërkoj të gjej rrugëdalje, nga kujtimi yt
N’ato orë të vona kur të sjell ndërmënd,
Gjumi më merr forcën, e me të dhe sytë
Të gjtha vijnë e ikin përveç kujtimit tënd!
Çdo gjë është kalimtare këu në botën time
Si asgjë ”e bukur” nuk mbet në t’njëjtin vënd,
Koha që ka ikur gjithmonë do mbartë kujtime
Por asgjë e dashur s’i ngjan kujtimit tënd.
